Bayer Leverkusen fiton titullin historik të Bundesligës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.04.2024, 19:46

Bayer Leverkusen nën drejtimin e tranjerit Xabi Alonso ka siguruar titullin historik pa asnjë humbje në Bundesligë.

Një pikë e fortë gjatë gjithë këtij sezoni ishte edhe mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka, i cili shënoi gol edhe sot.

I gjithë stadiumi ka zbritur në fushë, kur arbitri i dha fund sfidës së sotme.

Ekipi gjerman është po ashtu në garë edhe për titullin e Europa League, ku ka hedhur një hap të sigurtë për të siguruar gjysmë-finalen, pasi mposhti në ndeshjen e parë, ekipin anglez të West Ham.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit