Qëllohet me armë shqiptari në Spanjë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.04.2024, 16:05

Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me armë mbrëmjen e djeshme në Marabella të Spanjës. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare.

Policia e Spanjës ka marrë përsipër hetimin që mbetet i hapur, pa të arrestuar për momentin.

Mediat spanjolle nuk kanë dhënë ende emrin e shqiptarit të plagosur.

Para të shtënave të kësaj të shtune, Marbella ka qenë skena e pesë përleshjeve me armë në muajt e fundit që kanë lënë tre të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në shumë godina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit