Mamurras/ Humb jetën 17-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.04.2024, 12:59

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Mamurras. Një 17-vjeçar ka ndërruar jetën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Adoleshenti me inicialet E.H. është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

"Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç. 17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën”,-njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit." – njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit