Përdhunonte prej vitesh vajzën e partneres, vdes në burgun grek 36-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2024, 10:54

Ka ndërruar jetë në burgun Koridhalos në Greqi, 36-vjeçari shqiptar Delin Beqiri, i akuzuar për përdhunimin e thjeshtrës së tij.

Shqiptari me origjinë nga Lushnja ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai ka ndërruar jetë.

Ka dyshime se vdekja e shqiptarit mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës. Por për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor.

36-vjeçari u arrestua një muaj më parë pasi vajza e partneres së tij rrëfeu në polici se e ai e ka përdhunuar prej vitesh. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e Beqirit e Shpatës, policia ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit