Flakët shkrumbojnë shtëpinë në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2024, 10:11

Një 52-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi shtëpia e tij është shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj dhe banesa e 52-vjeçarit është djegur plotësisht nga flakët.

Për fat të mirë bashkëshortja e tij ka arritur të dalë në kohë nga shtëpia dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit