Sulmi Iran-Izrael: Jordania, Iraku e Libani mbyllin hapësirën ajrore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2024, 00:04

Jordania ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme mes frikës së një sulmi iranian ndaj Izraelit.

Më herët këtë mbrëmje, Jordania njoftoi se do të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit, duke thënë se situata do të "azhurnohet dhe rishikohet vazhdimisht sipas zhvillimeve".

Ndërhyrja në trafikun ajror jordanez ndikoi në sistemin GPS të Jordanisë duke i shtyrë avionët në zonë të përdorin sisteme alternative të navigimit.

Libani dhe Iraku, tre kombe të vendosura në rrugën e mundshme të fluturimit të këtyre dronëve, kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore.

Irani dhe Izraeli gjithashtu kanë mbyllur të tyret për të gjithë, përveç avionëve ushtarakë.

Në një fjalim drejtuar kombit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ushtria është “gati për çdo skenar”.

"Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe veçanërisht në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona mbrojtëse janë vendosur; ne jemi gati për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë. IDF është e fortë. Publiku është i fortë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit