Dy paleta me birra ranë nga piruni, humb jetën punëtorja 54-vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2024, 09:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në një kompani për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Tiranë.

Një 54-vjeçare me iniciale K.B ka humbur jetën në vendin e punës pasi një punëtori gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun i janë rrëzuar dy paleta.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se këto dy paleta me birra kanë zënë poshtë punëtoren 54-vjeçare.

Fatkeqësisht pas një ndërhyrje më shumë se 5 orëshe, punonjësja ka humbur jetën në spital.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar punëtorin që po sistemonte paletat me mjetin pirun.

Njoftimi i policisë:

U arrestua R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike. Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit