Irani sulmon me dronë Izraelin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.04.2024, 22:34

Irani ka lëshuar drone në Izrael, deklaruan këtë të shtunë mbrëma Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Ata thanë se valës së sulmit i duhen disa orë të mbërrijë në Izrael.

Ky sulm vjen pas ditësh pritjeje teksa Irani po përgatitej të sulmonte Izraelin në shenjë hakmarrjeje për një sulm ku mbeti i vrarë një komandant i lartë iranian.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sistemet e mbrojtjes së vendit janë vendosur dhe se forcat e armatosura të Izraelit janë gati.

“Kam vendosur një parim të qartë, kushdo që na lëndon, ne do i kundërpërgjigjemi. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me gjakftohtësi dhe vendosmëri,”-tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit