Ndryshimet klimatike kërcënim për shëndetin e popullatës dhe fëmijëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2024, 22:06

Një raport i ISHP dhe UNICEF në Shqipëri ka dalë në përfundimin se ndryshimet klimatike janë një kërcënim për popullatën dhe kryesisht fëmijët.

Të dhënat nga raporti nxjerrin në pah rritjen e sëmundjeve gastrointestinale, frymëmarrjes, alergjive, astmës tek fëmijët, si pasojë e ndryshimeve klimatike në vendin tonë.

Raporti tregon se sëmundjet gastroenterite kanë regjistruar gjatë një viti 32 mijë raste te fëmijët 0-14 vjeç.

Sipas mjekëve ekspozimi i ushqimeve në temperatura të larta është një faktor rreziku pasi favorizohet shumimi dhe përhapja e agjentëve infektiv në ujin e pijshëm dhe ushqimin në familje.

Ndryshimet klimatike prekin të gjitha moshat, por më së shumti fëmijët, duke qenë se kanë një sistem imunitar në zhvillim e sipër. Është vënë re një shtim rastesh me sëmundjet alergjike. Gastroenteritet janë zakonisht me natyrë virale. Arsyeja pse shoqërohet një rritje e numrit të gastroenteriteve me ndryshimet e shumta klimatike është pasi vitet e fundit po shikojmë një rritje të temperaturave. Edhe fëmijët janë më të ekspozuar nga ushqimet që konsumojnë, edhe kushtet e ruajtjes mund të mos jenë optimale. Fëmija merr mikrob dhe na shfaq gastroenterite”.

Sipas raportit, 300-1000 raste të reja gastroenteriti për 100 000 fëmijë në vit i atribuohen rritjes me 1 gradë celsius të temperaturave, e cila pritet të arrijë deri në 5000 raste të reja shtesë çdo vit, në dekadën e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit