Në koma prej disa ditësh, ndërron jetë 24-vjeçarja te Trauma

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2024, 20:32

24-vjeçarja E.Pishkashi, e cila mbeti e plagosur rëndë në aksidentin në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

5 ditë më parë e reja u aksidentua bashkë me pesë anëtarë të familjes teksa ishin duke pritur jashtë ambienteve të një karburanti.

Nga hetimet rezultoi se 44-vjeçari Jetmir Daci ishte në gjendje të dehur kur përplasi fillimisht me një makinë, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në një servis.

Por, edhe pse në gjendje të dehur 44-vjeçari nuk u arrestua dhe vetëm këtë të shtunë, 5 ditë pas ngjarjes policia e ka arrestuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit