Vdekjet e punëtorëve në vendin e punës, italianët dalin në protestë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.04.2024, 17:39

Në dhjetra qytete, mijëra qytetarë italianë kanë dalë në protestë për vdekjet e shumta të punëtorëve në vendin e punës. Në kohën që po mbahej protesta, një shqiptar, humbi jetën në një kantier ndërtimi dhe tubimi u ashpërsua.

Ata kërkojnë më shumë siguri në vendet e punës, respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe një reformë për taksat që paguajnë. Shumë shqiptarë kanë humbur jetën në vendet e punës në Itali dhe sindikatat janë organizuar për protestat.

E njëjta gjë nuk ndodh në Shqipëri. Qindra punëtorë kanë humbur jetën në kantieret e ndërtimit të oligarkëve, por askush nuk proteston.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit