Gazetarët e RAI në Itali në protestë: Nuk jemi megafon i qeverisë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.04.2024, 16:37

Pak më parë, ju raportuam se si në Itali, mijëra qytetarë kishin dalë në protestë për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës. Ndërsa tashmë, do ju raportojmë për një tjetër protestë, që e bën Italinë një vend demokratik nga ku është mirë të marrim shembull.

Gazetarët e Rai News, kanë protestuar së fundmi në lidhje me disa rregulla të reja që u janë vendosur, gjë që i kanë kthyer ata në një “megafon” të qeverisë.

Me një deklaratë të lexuar në fund të edicioneve të mbrëmjes në Tg1, Tg2 dhe Tg3 , redaksia e gazetave Rai shprehu këndvështrimin e tyre kundër një shumicë qeveritare që ka vendosur ta shndërrojë Rain në megafonin e vetë.

Por çfarë ka ndodhur konkretisht?

Komisioni Mbikëqyrës i Mediave në Itali miratoi një rregull që lejon përfaqësuesit e qeverisë të flasin në bisedime pa kufizime kohore dhe pa pyetje. Jo vetëm kaq, Rainews24 do të mund të transmetojë tubime politike të plota, pa asnjë ndërhyrje gazetareske, të paraprirë vetëm nga një akronim.

Më së shumti bëhet fjalë për periudhën elektorale, por kjo nuk u ka pëlqyer aspak gazetarëve pasionantë që e bëjnë detyrën ashtu siç duhet.

“Të nderuar shikues, ju njoftojmë se jemi gati të mobilizohemi për t'ju garantuar informacion të pavarur, të balancuar dhe plural.” – thuhet në fund të deklaratës nga gazetarët.

E njëjta gjë nuk ndodh në Shqipërinë tonë të propagandës. Dhejtra televizione janë kthyer prej vitesh si transmetues të kronikave të gatshme të qeverisë dhe bashkisë Tiranë. Normalisht gazetarët nuk protestojnë dot, pasi rrezikojnë vendin e punës dhe detyrohen kështu që të ndjekin propagandën e pushtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit