Stani me 3 mijë rrënjë kanabisi, lihet i lirë vëllai i deputetit socialist

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2024, 11:58

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit në Kashnjet të Lezhës.

Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi u lanë në burg pasi u arrestuan pak ditë më parë në stanin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

I ndaluar në këtë operacion anti-drogë ishte edhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca.

Por për Ndrecën, gjykata ka caktuar vetëm masën “detyrim paraqitje” duke e cilësuar të paligjshëm ndalimin e tij.

Në stanin në mes të pyllit u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit