Turistes i ikën mendja në Tiranë/ Denoncon oligarkët: Ora 12 e natës ngrenë kullat!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2024, 10:47

Ndërtimet e reja që i shtohen çdo ditë Tiranës janë kthyer në një normalitet të detyrueshëm për banorët.

Por turistët që vijnë për të kaluar një natë apo fundjavë në kryeqytet, nuk janë të janë mësuar me punime të tilla orar e pa orar.

Për të denoncuar një rast të tillë, një turiste i është drejtuar redaksisë tonë.

Ajo thotë se në rrugën “Sali Butka” fadromat punojnë edhe në orën 12 të natës dhe njerëzit as nuk mund të flenë gjumë.

Ajo i bën thirrje qytetarêve të Tiranës që të reagojnë sa më parë ndaj të tilla rasteve dhe qëndrimit të qeverisë e bashkisë që jep pa kriter lejet e ndërtimit pranë zonave të banuara.

Denoncimi i turistes:

Dear community, please publicize this outrage! On Sali Butka Street there is construction going on at night, it is now 12 o’clock at night and this noise does not allow people to sleep. Something needs to be done about this attitude of the government.

I nderuar komunitet, ju lutemi publikojeni këtë idinjatë! Në rrugën Sali Butka po punohet gjatë natës, tani është ora 12 e natës dhe kjo zhurmë nuk i lë njerëzit të flenë. Duhet bërë diçka për këtë qëndrim të qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit