Po rinovonte çatinë, 36-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2024, 08:39

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një pallati në kantierin ku punonte.

Aksidenti ka ndodhur në via Giuseppe Garibaldi, Magneta, Itali. Sipas raportimeve nga mediat italiane viktima ndodhej në çati për punime rinovimi.

Së bashku me dy partnerë të tjerë ai ishte pronar i kompanisë Pisoni Costruzioni srl e cila po kryente punimet e rinovimit në çatinë e ndërtesës.

Por në rrethana të paqarta ai ka rënë nga disa metra lartësi nga çatia dhe ka humbur jetën.

Në vendin e aksidentit kanë ndërhyrë edhe oficerët e policisë lokale nga Magenta, të cilëve iu është besuar kryerja e hetimeve dhe rindërtimi i dinamikës së ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit