Aksident tragjik në Lushnje, vdes 58-vjeçari

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.04.2024, 15:35

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Bidaj, Kolonjë të Lushnjes. Mësohet se një 58-vjeçar, ka humbur jetën, pasi ka dalë nga rruga me automjetin që drejtonte.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë, shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G. B..Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit