Në makinë me vjehrrin/ Hysajt i digjet ferrari 160 mijë euro

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.04.2024, 15:28

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ishte në makinë me vjehrrin e tij duke drejtuar mjetin e tij luksoz “Ferrari” të blerë së fundmi për 160 mijë euro, kur papritur, makina ka marrë flakë dhe dyert janë bllokuar.

Dëshmitar i skenës nga një makinë tjetër ishte gruaja e tij. Hysaj dhe vjehrri i tij pas pak çastesh arritën të dilnin nga makina e cila më pas u shkrumbua plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka marrë asnjë lëndim. Deri më tani dyshohet se ka qenë një defekt në motor që ka shkaktuar zjarrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit