Videoja e arrestimit të vëllait të deputetit të PS për kanabis

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.04.2024, 11:17

JOQ siguron videon e arrestimit të vëllait të deputetit socialist të PS Eduart Ndreca.

Ai akuzohet së bashku me të tjerë persona, se kanë kultivuar kanabis në një stan bagëtish në zonën e Kashnjetit në Lezhë.

Policia bëri me dije se ka vënë në pranga Armel Nikdukaj 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç banues në Koplik dhe Armando Ndrecaj 32 vjeç.

Shpellzai dhe Nikdukaj u arrestuan në flagrancë, ndërsa Ndrecaj rezultoi i lidhur me kanabisin pas hetimeve.

“Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”,-shkruhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit