U del pronari kanioneve të Skraparit!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.04.2024, 09:27

U doli pronari edhe kanioneve të Skraparit! Një person i quajtur Dashi Satko ka bllokuar me gurë rrugën e Zabërzanit që të çon në lumë.

Vendas e turistë nuk i vizitojnë dot kanionet pa i marrë leje pronarit të ri. Madje ai ka vendosur edhe tabelë ku shkruhet që “turistët të mos afrohen”. Në pamjet e dërguara për JOQ, furgoni i turistëve ka parkuar anë rrugës.

“Pershendetje JOQ! Ju lutem ta postoni kete rast.

Ne Skrapar i ka dale pronari Kanioneve nuk lejon turistet e huaj dhe vendas te vizitojne vendin me te bukur te Kanioneve behet fjale per Uren e Vjeter te Zaberzanit ka vendosur tabela ku thuhet qe turistet te mos afrohen madje ka arritur deri aty sa ka bllokuar dhe rrugen me gurë edhe pse aty ka qene dhe vazhdon te jete rruga qe te çon ne fshatin Zaberzan sipas tij edhe banoret vendas nuk duhet te kalojne ne rrugen e tyre ose ti marrin leje zotrise nese duhet te kalojne apo jo.

Po ta shikoni ka hedh gure. Nuk i lejon te shkojn tek ura. E pretendon me pa te drejt.

Ai me furgon eshte turist dhe ka ngec aty sepse ka bllokuar rrugen qe te con ne lum ai. Dashi Satko e ka emrin ky pronari i famshem!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit