Masakër në liqenin e Kukësit, peshkim me dinamit edhe në sezonin e shumimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.04.2024, 18:15

Edhe pse peshkimi me dinamit është i ndaluar me ligj në vendin tonë, ai vijon pandërprerë në lumenj dhe liqene.

Në liqenin e Kukësit, ky aktivitet i paligjshëm vijon edhe tani që është sezoni i lëshimit të vezëve.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë masakrën që po i bëhet gjallesave shtazore dhe bimore në këtë liqen. Ai thotë se peshkimi me dinamit vazhdon pandërprerë edhe tani që jemi në stinën e pranverës dhe peshqit lëshojnë vezët për t'u shumuar.

Ai kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga autoritetet pasi masakra po shkatërron liqenin.

Denoncimi i qytetarit:

Masakra qe behet ne liqenin e kuksit me dinamit, nderkohe qe esht dhe sezoni i leshimit te vezve tani, videot sapo mi ka dergu 1 qytetar i kuksit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit