I moshuari vendosi kamera për t’u ruajtur prej tij, kolegët e inspektorit të AMP-së ia heqin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.04.2024, 17:47

Denoncimet për inspektorin e AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), Mauricio Sheldija, s'kanë të ndalur.

Pas dhunës së ushtruar ndaj një 73-vjeçari për motive pronësie, por edhe presionit ndaj vartësve për të zhvatur qytetarët, inspektori ka vijuar me "gangsterllëkun" e tij.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se inspektori duke shpërdoruar dhe abuzuar me detyrën e tij, ka cënuar sërish 73-vjeçarin, por kësaj here në një mënyrë tjetër.

I moshuari pas dhunës që inspektori ushtroi ndaj tij por edhe frikës se kjo mund të përsëritet sërish, ka vendosur kamera në shtëpinë e tij.

Por kur inspektor Sheldija e ka marrë vesh diçka të tillë, ka angazhuar menjëherë kolegët e tij për të sekuestruar sa më parë kamerat e sigurisë dhe fshehur ngjarjen.

I moshuari tani akuzon inspektorin dhe kolegët e tij të policisë se po përpiqen të fshehin një ngjarje që mund të përsëritet sërish.

Denoncimi i qytetarit:

Ja si po e shperdoron detyren per interresa personale inspektori i AMP shkoder Mauricio Sheldija , pas ngjarjes se rende qe esht bere kallezim per inspektorin , i moshuari vendos kamera ne shtepin e tij per sigurin e tij , i spektori Mauricio Sheldija perdor postin e tij per te ven ne levizje policine e shtetit per ti hequr kamerat dhe per te fshehur krimin . I moshuari akuzon inspektorin e policise dhe koleget e tij

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit