Ishte nisur drejt Athinës, i riu shqiptar hidhet nga trageti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.04.2024, 16:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një traget që ishte nisur nga ishulli grek Kea drejt Athinës.

Një shtetas shqiptar është hedhur nga trageti në det në rrethana ende të paqarta. Për fat të mirë stafi i tragetit ka ndërhyrë në kohë dhe shqiptari është nxjerrë nga deti.

Shqiptarët që ndodheshin në bordin e tragetit kanë treguar për JOQ ALBANIA se i riu shqiptar para se të ngjitej mbi hekura dhe të hidhej nga trageti, rrinte vetëm në telefon dhe bënte lëvizje të dyshimta.

Ata thonë se shqiptari tani është transportuar me ambulancë drejt ishullit më të afërt, por nuk dihet gjendja e tij. Ata kanë treguar se stafi i tragetit nuk i ka lejuar të filmojnë ngjarjen dhe as të zbresin, për të mbajtur të fshehur ngjarjen.

Pasi është shpëtuar shqiptari është parë duke qarë, por për momentin askush nuk i di arsyet që e kanë shtyrë drejt një akti të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit