Shqiptari tentoi ta përdhunojë, e reja greke: S’jam mirë, asnjë grua s’duhet ta përjetojë këtë dhimbje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.04.2024, 11:12

Një 30-vjeçar shqiptar në ishullin e Symit ka tentuar të përdhunojë një vajzë greke në ambientet e lokalit ku ajo punonte.

32-vjeçarja duke folur për mediat greke ka treguar tmerrin e përjetuar nga i riu shqiptar. Ajo tha se asnjë grua nuk duhet të përjetojë atë që i ndodhi asaj dhe shpreson se shqiptari do marrë dënimin e merituar për atë që ka bërë.

“Do t’ju ​​them vetëm se kam dhimbje, nuk jam mirë. Unë thjesht dua që ai të ndëshkohet, të marrë atë që meriton. Asnjë grua nuk duhet ta përjetojë këtë tension dhe dhimbje”.

Njëkohësisht e tronditur ka mbetur edhe shoqja e 32-vjeçares e cila duke folur për mediat hodhi dyshime se shqiptari mund ta ketë planifikuar sulmin prej ditësh.

“Ai nuk jeton normalisht këtu. Ai erdhi dy javë më parë në ishull për të punuar një hotel. Shkonte çdo mëngjes në dyqanin e Joanës dhe pyeste se në çfarë ore mbyllej dyqani, nëse Joana do të vinte vetëm dhe gjëra të tilla. Sulmi kishte nisur. Në pamjet që na ka treguar nga kamera që ka brenda dyqanit, ka qenë shumë i dhunshëm. Dhe ai e ka goditur dhe më pas e ka puthur. Njerëzit e tij erdhën tek unë dhe më thanë: “ Mund të flasësh me shoqen tënde për tërheqjen e padisë pasi ajo nuk donte ta bënte ”.

Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur në momentin që ka tentuar të përdhunojë 32-vjeçaren pasi edhe kur ajo i ka thënë të largohet, ai ka mbyllur derën me çelës dhe ka vijuar me veprimet e tij. Vajza ka arritur të alarmojë njerëzit e tjerë dhe të shpëtojë në kohë nga shqiptari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit