17-vjeçarin e plagosi Gent Dushku për një vajzë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.04.2024, 10:30

Amarildo Gjergji, 17 vjeç është plagosur ne thikë mbrëmjen e kaluar në Bërdicë. Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë.

Sipas informacioneve, i riu ka marrë vetëm një plumb nga Gent Dushku ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Skena e krimit ka ndodhur në sytë e prindërve të 17-vjeçarit.

Dushku është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.

Si lindi konflikti?

Arsyeja e sherrit të përsëritur mes familjeve Luka dhe Gjergji të cilët janë komshinj me njëri-tjetrin, lidhet me një vajzë.

Gent Dushku me banim në lagjen “Xhabiej”, Shkodër, dhëndër në familjen Luka, ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë. Aty ka nisur një debat me babain e të plagosurit.

Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku i ka qëlluar me armë djalin 17-vjeçar duke e lënë të plagosur. Në momentin e plagosjes në rrugë ndodhej edhe nëna e shtetasit të plagosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit