22-vjeçari përplas për vdekje 44-vjeçarin me motor

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.04.2024, 08:38

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor nacional Divjakë -Çermë.

Një i person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë pas një përplasjeje mes dy mjetesh.

Furgoni me targa AA 893 HC ka qënë duke udhëtuar nga rrethrrotullimi i Çermës drejt Divjakës dhe ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me motoçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i vdekur Gezim Allpiçi, 44 vjeç drejtesi i motoçikletës ndërsa drejtuesi i furgonit, 22-vjeçari Qamil Osmani u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit