Zetori del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën dy persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2024, 16:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Kuqe.

Mësohet se dy persona, një 60-vjeç dhe tjetri 21-vjeç kanë humbur jetën pasi zetori me të cilin po lëviznin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Ka dyshime se 60-vjeçari me iniciale I.I ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për këtë arsye ka dalë nga rruga.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit