15-vjeçari telefonon policinë për të shpëtuar nënën nga babai dhunues: Nuk e mbroj dot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2024, 15:15

Një 15-vjeçar shqiptar është bërë shkak për arrestimin e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Selanik dhe 50-vjeçari shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes dhe djalit.

Sipas mediave greke, 15-vjeçari ka marrë një telefonatë nga një mik i familjes i cili i ka treguar se nëna e tij ndodhej në shtëpinë e tyre dhe nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike. I mituri, i cili ka përjetuar disa raste të dhunës në familje, është shqetësuar dhe ka njoftuar policinë për veprim të menjëhershëm. Siç u ka shpjeguar oficerëve, ai ka ndjerë se nëna e tij ishte në rrezik dhe vetë nuk ishte pranë për ta mbrojtur nga i ati, prandaj kërkoi ndihmën e policisë.

I mituri ka shpjeguar në polici se ai dhe nëna e tij janë viktima të dhunës në familje nga 50-vjeçari. 50-vjeçari me origjinë nga Shqipëria është dërguar mëngjesin e së mërkurës në Prokurorinë Publike pasi akuzohet për lëndim të vazhdueshëm trupor në familje dhe lëndim të vazhdueshëm trupor ndaj të miturit. Sipas informacioneve, shqiptari ka vuajtur një dënim me burg në të kaluarën dhe është larguar nga Greqia, por është rikthyer sërish ilegalisht.

Dhe pavarësisht dhunës së ushtruar, bashkëshortja e tij nuk ka pranuar ndjekjen penale të bashkëshortit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit