“Inspektori i AMP-së na detyron të marrim rryshfete, kërkon 1000 euro”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.04.2024, 17:52

Mauricio Sheldija, është inspektori i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), për të cilin ditën e djeshme, raportuam se ka dhunuar një 73-vjeçar nga Shkodra në lidhje me një konflikt pronësie. Përveçse dhunues dhe një person, i cili do të marrë me forcë atë që nuk i takon, siç edhe ju informuam në artikullin e mëparshëm, Sheldija dyshohet të jetë edhe një abuzues me detyrën që i kanë caktuar.

Dy efektivë të rrugores në Shkodër kanë denoncuar ditën e sotme Mauricio Sheldijan, i cili, sipas tyre i detyron të marrin rryshfete nga qytetarë të thjeshtë dhe në fund të dorëzojnë tek ai një shumë prej 1000 eurosh, pasi në të kundërt, ai do t’i vendosë nën hetim.

Efektivët e policisë rrugore, thonë së janë në hall të madh në lidhje me këtë presion që u bëhet, pasi nuk dinë se si të veprojnë, të shkelin ligjin duke rrjepur qytetarët për të pasuruar Mauricio Sheldijan apo të bëjnë detyrën e tyre me ndershmëri.

Ata shpresojnë që eprorët e tyre të marrin masa ndaj këtij inspektori, që është kthyer në gjobëvënës ndaj efektivëve të thjeshtë të policisë dhe jo në një profesionist, siç edhe i takon.

Denoncimi i efektivëve:

Pershendetje JOQ! Po ju kontaktojm ju sepse skemi ku ankohemi per nje inspektor te AMP se Shkodres, me emrin Mauricio Sheldija , jemi 2 punonjes te policise rrugore qarkut shkoder. Ky inspektor na detyron ti sjellim nga nga 1.000€ ne muaj secili , dmth na detyron te dalim ne pune dhe te marrim rryshfete nga qytetaret e thjesht , ne te kunderten do na vendos nen hetim , kemi ra ne pik te hallit dhe nuk dim si te veprojm , ju lutemi bejeni publike sjelljen e ketij inspektori Mauricio Sheldija , me shprese se do merren masa ndaj ti , dhe ne te vazhdojm te kryejm detyren tone qe na ka caktuar ligji dhe shteti .

Polici i AMP Shkodër dhunon komshiun e moshuar për pronën

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit