Lali “Tëmthi” i jep 105 milionë Dacit për të blerë mish për luanin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.04.2024, 22:10

Erion Veliaj apo i njohur së fundmi në popull me nofkën Lali “Tëmthi”, vazhdon pa asnjë shqetësim nëpërmjet institucioneve në varësi të tij, që të organizoje tendera të dyshimtë ku vjedhjet janë pa limit.

Në rastin konkret Veliaj nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ka organizuar një tender për të blerë mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik. Bëhet fjalë për tenderin që ka si numër reference REF-91784-12-20-2023 dhe objekt “Blerje mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik për vitin 2024”.

Fondi limit i kësaj procedure është caktuar në vlerën 9,015,678 lekë të reja pa TVSH ose rreth 108 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por çudia ndodh në momentin që shfletojmë dokumentat e procedurës.

Vëmë re se kanë marrë pjesë 4 garues, nga të cilët është shpallur fitues ai që ka dhënë shifrën më të lartë. Bëhet fjalë për personin fizik ARGENT DACI i cili është shpallur fitues për vlerën 8,838,900 lekë të reja pa TVSH ose rreth 106 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Abuzimi shihet edhe nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit. Në këtë mënyrë figuron se oferta fituese është sa 98% e fondit limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit