The Rock fiton në WrestleMania pas 11 vitesh mungesë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.04.2024, 07:20

Rock ka bërë rikthimin e tij të shumëpritur në mundjen profesioniste, duke ndihmuar kushëririn Roman Reigns të mposhtë Cody Rhodes dhe Seth Rollins në natën e WrestleMania XL (40).

Duke debutuar në ndeshjen e tij të parë, të vërtetë, që nga WrestleMania (29) rreth 11 vjet më parë, 51-vjeçari ishte në gjendje të jashtëzakonshme fizike.

Megjithëse me të drejtë rikthimi i tij në ring shfaqi gjithashtu një rikthim në stilin e ndeshjeve të vjetra (Attitude Era) me goditje më të ngadalta e të dukshme brenda dhe jashtë ringut.

Stadiumi Lincoln Financial Field në Filadelfia, shtëpia e Eagles të NFL si gjithmonë ndikoi në zhurmën dhe atmosferën e turmës. Ndeshja zgjati rreth 40 minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit