Rakip Suli vazhdon vjedhjet, 140 MLN për mish e vezë atij që dha më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.04.2024, 22:00

Rakipi i Kamzës vazhdon përsëri të vjedhë me lopatë. Tashmë nuk bëhet fjalë për ndonjë punë ndërtimore por për ushqime. Rakip Suli do të harxhojë plot 140 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë mish dhe vezë.

Jo vetëm kaq, por përtej shifrës së lartë, Suli ka shpallur fitues ofertuesin me vlerën më të lartë, pavarësisht se kishte oferta të tjera bindshëm më të lira. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-94488-02-05-2024 dhe me objekt “Loti I. Blerje mish viçi, mish pule, vezë”.

Fondi limit është caktuar në shifrën 11,666,667 lekë të reja pa TVSH ose gati 140 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse kontrollojmë dokumentat e këtij tenderi do të shikojmë se kanë marrë pjesë 5 kompani.

Nga këto, Rakipi ka shpallur fitues atë që ka dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për ARGENT DACI i cili ka ofruar shifrën 11,660,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Vlen të përmendet që diferenca mes fituesit dhe firmës me vlerën më të ulët është gati 50 milionë lekë të vjetra me TVSH. Një diferencë e tillë është kolosale kur kihet parasysh se objekti i tenderit është mish dhe vezë.

Kuptohet qartë që Rakip Suli ka vjedhur mirë e mirë në këtë tender. Ndërkohë duhet nënvizuar që njëra nga firmat pjesëmarrëse nuk ka ofruar fare ofertë në tender, pasi me shumë mundësi e ka patur të qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar. Këtë e përforcon edhe fakti se vlera fituese është thuajse sa 100% e fondit limit të tenderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit