Cikalleshit nuk i japin rrogën në Turqi prej disa muajsh, edhe e përjashtojnë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.01.2024, 18:38

Sokol Cikalleshi ka disa muaj që nuk është paguar në ekipin turk. Këtë bëjnë me dije mediat në Turqi, teksa mësohet se së fundmi ai edhe është përjashtuar nga ekipi, pasi ka kërkuar rrogën.

Gjithashtu përjashtim ka marrë edhe portieri i ekipit. Ky i fundit ka angazhuar avokatët e tij që të zgjidhin çështjen e pagesës. Megjithatë ende nuk ka një zgjidhje.

Sokol Cikalleshi ka shënuar tetë gola me ekipin e Konyaspor, por nuk ka marrë pagesën për tre muaj.

Ndeshja e radhës e Konyasporit është me Galatasarayn, ku Cikalleshi nuk do të luajë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit