Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon golin e 54 këtë vit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2023, 22:13

Mosha 38 vjeç e Cristiano Ronaldos nuk është arsye që ne të mendojmë që golat e tij janë drejt “perëndimit”. Këtë vit, ikona e futbollit botëror ka vendosor rekordin e 54 golave.

Mbrëmjen e sotme, portugezi realizoi golin e radhës në Arabinë Saudite. Për raundin e 19-të në kampionat, Al Nassri i tij përmbysi 1-4 Al Taauon në udhëtim.

Theksojmë se të parët në avantazh kaluan vendasit, teksa Brozovic, Laporte, Otavio dhe Ronaldo përmbysën për miqtë. Ylli portugez nuk mund të gabonte në minutën e 90+2 kur pas një krosimi të Fofana kërceu mbi mbrojtjen dhe shënoi golin numër 54 këtë vit kalendarik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit