Sherr për çështje parash? Ezequiel Lavezzi në spital, ka plagë në bark

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.12.2023, 17:26

Ish-ylli i Paris Saint-Germain Ezequiel Lavezzi është shtruar në spital pasi raportohet se ka marrë një goditje në bark.

Lajmet në Amerikën e Jugut thonë se ish-sulmuesi i Argjentinës u dërgua në spitalin Cantegrill Sanatorium nga Punta del Este, Uruguai ditën e sotme. Por raportime kontradiktore kanë dalë në lidhje me rrethanat se si ai ka marrë plagën në barg.

TYC Sports shkruan se familja e Lavezzit thanë se ai u dëmtua kur rrëshqiti nga një shkallë ndërsa përpiqej të ndërronte një llambë.

Megjithatë, El Observador thotë se burimet policore kanë thënë se 38-vjeçari u godit me thikë nga një anëtar i familjes gjatë një feste në Jose Ignacio. Gjithashtu thuhet se sherri ka ndodhur për një çështje "parash".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit