Kryeministri Albin Kurti përmes një videomesazhi të hapur u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës.
Në Facebook Kurti ka thënë se mesazhi ndaj bashkëqytetarëve tanë serb lidhet me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave dhe rritjen e interesimit për t’u pajisur me pasaporta dhe targa të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës sjell avantazhe e veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë, në kuptimin e qasjes në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
“Këtë javë kam qenë mikpritës i vizitës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne e dimë se anëtarësimi sjell avantazhe, veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë, në kuptimin e qasjes në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”.
Kurti ka thënë se për këtë arsye i janë përkushtuar aplikimit për anëtarësim si mënyra më e mirë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të secilit në Kosovë.
Ai thotë se qytetarët e Kosovës tashmë e kanë mundësinë edhe fizikisht të afrohen me Evropën, kur nga 1 janari të liberalizohen vizat.
“Këto vizita vijnë në kohën kur qytetarët e Kosovës po e pranojnë identitetin e tyre evropian, jo vetëm në aspektin e qeverisjes dhe shoqërisë, por edhe me shansin për t’u afruar fizikisht me fqinjët tanë evropianë për shkak të liberalizimit të vizave. Qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të vizitojnë familjet e tyre dhe të shohin nga afër kulturën e vendeve të rajonit Shengen, do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza nga 1 janari”.
“Jemi të kënaqur që interesimi për përdorimin e kësaj mundësie po përhapet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, me një rritje prej rreth 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin”.
Kryeministri thotë se vërehet interesimi për integrim i qytetarëve serb pasi sipas tij e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës.
“Duke marrë parasysh se mbi 3260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës, vërehet interesimi për integrim dhe kuptojmë e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës. Të të gjithë neve. Së bashku.
“Në dritën e ngjarjeve të tilla të kohës së fundit, falënderoj të gjithë ata që treguan besim për një Kosovë më të mirë”, ka përfunduar Kurti mesazhin drejtuar qytetarëve serb.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Njeriu i vitit 2023
KLIKO PËR TË VOTUAR
Emira Selimi
Emira Selimi, shqiptarja nga Manastiri, e cila po mbron gjuhën shqipe. Ajo ka ndërmarrë nismën, për ngritjen e një bibloteke në qytetin e Manastirit. Në bashkëpunim me studentë nga Kosova dhe Shqipëria, Emira po mbledh libra shqip për të ngritur këtë bibliotekë.
Deoni i vogël
Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, i cili çdo ditë po vazhdon misionin e tij duke shpëtuar jetën e qindra fëmijëve të sëmurë. Më sipër janë edhe fëmijët, jeta e të cilëve është shpëtuar falë këtij Fondacioni të drejtuar nga Naçi. Ai kujdeset që çdo rast të përcillet tek çdo shqiptar dhe më pas gjithçka të përfundojë me sukses.
Sylvinho
Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare, i cili arriti të riorganizojë klubin dhe futbollistët dhe falë kësaj sot jemi në Euro 2024. Përzgjedhja e futbollistëve si dhe fryma e grupit që ai krijoi janë për t’u vlerësuar. Një pjesë të madhe të meritës për suksesin e Kombëtares i takon atij.
Afrim Bunjaku
Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra tinzërisht nga terroristët serbë, të cilët ishin në përpjekje për të aneskuar veriun e Kosovës. Polici i Kosovës humbi jetën në përplasje me këta terroristë. Ai la pas tre fëmijë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patriot, që jo vetëm po luan një rol të rëndësishëm në zbulimin e historisë së Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, por i angazhuar edhe në kauza të tjera. Këtë vit ai realizoi edhe rindërtimin e një shtëpie, për një familje ne nevojë në Librazhd.
Shaqir Palushi
Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar dhjetra familje në nevojë. Ai ka vendosur që një pjesë të fitimit të tij, t;i përdorë për bamirësi.
Adnan Dibrani
Adnan Dibrani, shqiptar nga Mitrovica dhe politikan në Suedi. Ai u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Adnani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
Altin Goxhaj
Altin Goxhaj, avokati guximtar, i cili këtë vit fitoi betejën në Gjykatë kundër axhendës LGBTQ+, që propozonin se mami dhe babi duhet të zëvëndësoheshin me prindi 1 dhe prindi 2. Gjithashtu, avokati, ishte ndër të vetmit që foli për bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës, në lidhje me kullën pas Operas.
Mira Murati
Mira Murati ka pasur një karrierë mbresëlënëse në vitin 2023, përsa i përket përfshirjes së saj në Inteligjencën Artificiale. Ajo është pjesë e kompanisë Open AI dhe mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT. Për një kohë të shkurtër ajo ishte edhe në krye të kësaj kompanie.
Haram i vitit 2023
KLIKO PËR TË VOTUAR
Dan Hutra
Dan Hutra është autori i vrasjes së tre grave në zonën e Kamzës. Ai vrau dy të afërmet e ish-bashkëshortes së tij dhe motrën e një kundërshtari që kishte pasur në burg. Gjithashtu, ai plagosi edhe tre shtetase të tjera.
Erion Veliaj
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, përveç vjedhjeve të shumta që ai ka bërë, sulmoi mediat që e kundërshtojnë dhe i nxjerrin vjedhjet zbuluar. Ai është zgjedhur nga qytetarët si “Harami i Muajit Mars”, për sulmin që bëri ndaj JOQ ALBANIA, pasi nuk bie dakord me shkrimet kritike dhe denoncuese.
Odeta Dume
Odeta Dume, moderatorja e emisionit “Pa Gjurmë”, e cila për disa klikime më shumë vendosi që lajmin e vdekjes së një 22-vjeçareje, t’ia jepte nënës së saj në transmetim LIVE. Nëna e gjorë ishte në Francë, kur mësoi lajmin tragjik, skenar, që Odeta e kishte “gatuar” për shikueshmëri më të lartë.
Roland Xhaxho
Roland Xhaxho akuzohet si shkaktar i vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin. Kjo ngjarje u shoqërua me protesta edhe nga qytetarët.
Taulant Malaj
Taulant Malaj masakroi me thikë vajzën e tij, një shtetas italian dhe më pas gruan. Fatkeqësisht, vajza 16-vjeçare dhe shtetasi italian vdiqën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij shpëtoi. Pasi kreu vrasjen, Taulant Malaj i filmoi viktimat dhe videon e shpërndau në Whatsapp.
Kiara Biba
Kiara Biba, anëtarja e LGBT-së që kërcënoi me jetë stafin e JOQ ALBANIA. Asaj nuk i pëlqyen aspak artikujt e JOQ ALBANIA dhe zgjodhi që të kërcënonte me jetë të gjithë gazetarët. Lidhur me këtë ngjarje u kërkua edhe reagim nga policia.
Naim Murseli
Naim Murseli, porositësi i vrasjes së Liridonës, gruas së tij. Ai organizoi vrasjen e bashkëshortes për arsye ende të paqarta dhe pagoi një bashkëfshatarin e tij për ta ekzekutuar. Ditën tjetër ai priti miqtë dhe pranonte ngushëllimet për Liridonën që ia kishte marrë vetë jetën.
Emin Cekani
Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
Kompania ONE
Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Pothuajse në gjithë vitin 2023, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kapur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
Milan Radojiçiç
Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, që udhëhoqi sulmin terrorist në veriun e Kosovës. Ai u filmua brenda Manastirit të Banjskës. Radojiçiç është shkaktari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.