Shqipëria në Euro2024, mbi 500€ biletat vajtje-ardhje drejt Gjermanisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2023, 17:33

Kombëtarja shqiptare këtë vit shënoi një tjetër arritje historike në arenën ndërkombëtare pasi u kualifikua për herë të dytë në Kampionatin Europian.

Turneu gjigant i futbollit europian do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik.

Shqipëria në fazën e grupeve do përballet me tre rivalë të fortë si Italia, Spanja dhe Kroacia. Por pavarësisht sfidave të forta, Kombëtares nuk do i mungojë për asnjë çast mbështetja e shqiptarëve pasi interesimi për t’i ndjekur nga afër në Gjermani është tepër i lartë.

Por ky interes ka edhe kosto tepër të lartë pasi udhëtimi drejt qyteteve gjermane është goxha i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime.

Kjo rritje e biletave duket se ka lidhje të drejtpërdrejtë me kërkesën e lartë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për ndeshjet e Europianit, pasi vetëm për qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet apo ato afër tyre çmimet janë shtrenjtuar. Pasi për të udhëtuar drejt Italisë në qershor është shumë më lirë, me bileta vajtje-ardhje që mund t’i gjesh edhe me 50 euro.

Rasti konkret është Dortmundi, për të shkuar në këtë qytet në datën 14 qershor, një ditë përpara ndeshjes së Shqipërisë me Italinë, bileta në vajtje kushton 309 euro dhe për kthimin në datën 16 është 254 euro. Në total bileta kushton mbi 500 euro.

Ndërkohë që në të njëjtat data, për të shkuar në Milano, bileta vajtje kushtojnë nga 30 euro dhe në kthim gjen edhe me 24 euro.

Dortmundi mbetet i shtrenjtë gjatë gjithë qershorit, ndonëse pak më i lirë se në ditën e ndeshjes, por sërish çmimet nuk zbresin nën 300 euro vajtje-ardhje.

Ndeshja e dytë e Kombëtares shqiptare është me 18 qershor ndaj Kroacisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Hamburg dhe më datë 17 qershor bileta kushton 255 euro dhe kthimi në 19 qershor është rreth 190 euro. Ndërsa në 30 qershor, vajtja për në Hamburg kushton 550 euro.

Ndërsa për ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Spanjës që luhet në Dusseldorf, nuk ka linjë direkte drejt këtij qyteti. Por dy alternativat më të afërta janë Dortmundi, vajtja drejt të cilit në 23 qershor kushton 230 euro dhe kthimi në 25 kushton deri në 254 euro.

Por përveç qyteteve gjermane, rritje të biletave ka edhe në shtetet fqinje 2-4 orë larg stadiumeve.

Për shembull: më 14 qershor, një ditë përpara ndeshjes me Italinë vajtja nga Tirana në Einthoven (që është një orë e 50 minuta me tren deri në nga Dusseldorf) është 205 euro. Në fillim të muajit biletat drejt Einthoven luhaten mes 30-60 euro një drejtim.

E njëjta tendencë edhe për biletat drejt Brukselit, që është rreth 3 orë larg me tren.

Përfaqësues të tregut pohojnë se një nga arsyet e rritjes së çmimeve lidhet edhe me faktin se agjencitë e udhëtimeve kanë parablerë shumë bileta për periudhën e kampionatit, duke i paraprirë kërkesës së lartë që do të ketë për bileta në muajin e europianit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Njeriu i vitit 2023
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Emira Selimi
    Emira Selimi, shqiptarja nga Manastiri, e cila po mbron gjuhën shqipe. Ajo ka ndërmarrë nismën, për ngritjen e një bibloteke në qytetin e Manastirit. Në bashkëpunim me studentë nga Kosova dhe Shqipëria, Emira po mbledh libra shqip për të ngritur këtë bibliotekë.
    Deoni i vogël
    Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, i cili çdo ditë po vazhdon misionin e tij duke shpëtuar jetën e qindra fëmijëve të sëmurë. Më sipër janë edhe fëmijët, jeta e të cilëve është shpëtuar falë këtij Fondacioni të drejtuar nga Naçi. Ai kujdeset që çdo rast të përcillet tek çdo shqiptar dhe më pas gjithçka të përfundojë me sukses.
    Sylvinho
    Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare, i cili arriti të riorganizojë klubin dhe futbollistët dhe falë kësaj sot jemi në Euro 2024. Përzgjedhja e futbollistëve si dhe fryma e grupit që ai krijoi janë për t’u vlerësuar. Një pjesë të madhe të meritës për suksesin e Kombëtares i takon atij.
    Afrim Bunjaku
    Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra tinzërisht nga terroristët serbë, të cilët ishin në përpjekje për të aneskuar veriun e Kosovës. Polici i Kosovës humbi jetën në përplasje me këta terroristë. Ai la pas tre fëmijë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patriot, që jo vetëm po luan një rol të rëndësishëm në zbulimin e historisë së Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, por i angazhuar edhe në kauza të tjera. Këtë vit ai realizoi edhe rindërtimin e një shtëpie, për një familje ne nevojë në Librazhd.
    Shaqir Palushi
    Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar dhjetra familje në nevojë. Ai ka vendosur që një pjesë të fitimit të tij, t;i përdorë për bamirësi.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, shqiptar nga Mitrovica dhe politikan në Suedi. Ai u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Adnani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Altin Goxhaj
    Altin Goxhaj, avokati guximtar, i cili këtë vit fitoi betejën në Gjykatë kundër axhendës LGBTQ+, që propozonin se mami dhe babi duhet të zëvëndësoheshin me prindi 1 dhe prindi 2. Gjithashtu, avokati, ishte ndër të vetmit që foli për bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës, në lidhje me kullën pas Operas.
    Mira Murati
    Mira Murati ka pasur një karrierë mbresëlënëse në vitin 2023, përsa i përket përfshirjes së saj në Inteligjencën Artificiale. Ajo është pjesë e kompanisë Open AI dhe mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT. Për një kohë të shkurtër ajo ishte edhe në krye të kësaj kompanie.
Haram i vitit 2023
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dan Hutra
    Dan Hutra është autori i vrasjes së tre grave në zonën e Kamzës. Ai vrau dy të afërmet e ish-bashkëshortes së tij dhe motrën e një kundërshtari që kishte pasur në burg. Gjithashtu, ai plagosi edhe tre shtetase të tjera.
    Erion Veliaj
    Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, përveç vjedhjeve të shumta që ai ka bërë, sulmoi mediat që e kundërshtojnë dhe i nxjerrin vjedhjet zbuluar. Ai është zgjedhur nga qytetarët si “Harami i Muajit Mars”, për sulmin që bëri ndaj JOQ ALBANIA, pasi nuk bie dakord me shkrimet kritike dhe denoncuese.
    Odeta Dume
    Odeta Dume, moderatorja e emisionit “Pa Gjurmë”, e cila për disa klikime më shumë vendosi që lajmin e vdekjes së një 22-vjeçareje, t’ia jepte nënës së saj në transmetim LIVE. Nëna e gjorë ishte në Francë, kur mësoi lajmin tragjik, skenar, që Odeta e kishte “gatuar” për shikueshmëri më të lartë.
    Roland Xhaxho
    Roland Xhaxho akuzohet si shkaktar i vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin. Kjo ngjarje u shoqërua me protesta edhe nga qytetarët.
    Taulant Malaj
    Taulant Malaj masakroi me thikë vajzën e tij, një shtetas italian dhe më pas gruan. Fatkeqësisht, vajza 16-vjeçare dhe shtetasi italian vdiqën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij shpëtoi. Pasi kreu vrasjen, Taulant Malaj i filmoi viktimat dhe videon e shpërndau në Whatsapp.
    Kiara Biba
    Kiara Biba, anëtarja e LGBT-së që kërcënoi me jetë stafin e JOQ ALBANIA. Asaj nuk i pëlqyen aspak artikujt e JOQ ALBANIA dhe zgjodhi që të kërcënonte me jetë të gjithë gazetarët. Lidhur me këtë ngjarje u kërkua edhe reagim nga policia.
    Naim Murseli
    Naim Murseli, porositësi i vrasjes së Liridonës, gruas së tij. Ai organizoi vrasjen e bashkëshortes për arsye ende të paqarta dhe pagoi një bashkëfshatarin e tij për ta ekzekutuar. Ditën tjetër ai priti miqtë dhe pranonte ngushëllimet për Liridonën që ia kishte marrë vetë jetën.
    Emin Cekani
    Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
    Kompania ONE
    Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Pothuajse në gjithë vitin 2023, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kapur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
    Milan Radojiçiç
    Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, që udhëhoqi sulmin terrorist në veriun e Kosovës. Ai u filmua brenda Manastirit të Banjskës. Radojiçiç është shkaktari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit