Kriteri kryesor në krijimin e masave nga pakoja e nëntë e masave anti-krizë ishte përkrahja për kategoritë më të ndjeshme dhe krijimi i masave më të targetuara, të cilat janë 662 milionë euro, prej të cilave 81 milionë euro janë përkrahje direkte nga Buxheti, ndërsa pjesa tjetër janë mjete jashtëbuxhetore përmes huave të favorshme për ekonominë dhe për EMV-në për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në “TV24”.
Ai nënvizoi se mjetet për këtë pako masash sigurohen në buxhet përmes të hyrave të rregullta publike dhe se nuk ka huamarrje shtesë për këtë.
“Me anë të këtyre masave do të përmirësohet standardi i pensionistëve, do të përkrahen nxënësit, bujqit… Qëllimi është ruajtja e standardit, por edhe përkrahja e ekonomisë përmes konsumit. Masat do të kenë efekt më të madh në ekonomi, që do të përkrahet nga kreditë e Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale prej rreth 400 milionë eurove investime dhe efekti multiplifikues. Mjetet do të jenë me kushte të favorshme, me interes më të ulët që do të subvencionohen përmes Buxhetit në mënyrë që kompanitë të paguajnë interes më të ulët se ato në treg“, theksoi Besimi.
Ai theksoi se do të ketë edhe masa për përkrahjen e kompanive.
“Do të përkrahet edhe likuiditeti dhe do të stimulohet konkurrenca e kompanive, si dhe për investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë në sektorin privat. Hua për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vlerë prej 10 milionë eurove janë planifikuar për investime në projekte për efikasitetin energjetik dhe burime të ripërtëritshme të energjisë. Në bashkëpunim me BEI-në është planifikuar linja e shtatë e favorshme kreditore për tranzicionin e gjelbër në vlerë prej 100 milionë eurove për investime dhe në bashkëpunim me Agjencinë Franceze të Zhvillimit është planifikuar linja kreditore e favorshme në vlerë prej 50 milionë eurove për përkrahjen e femrave. sipërmarrësisë, digjitalizimin dhe projektet që kontribuojnë në uljen e efekteve negative ndaj ndryshimeve klimatike dhe projektet me kontribut pozitiv në mjedisin jetësor“, potencoi ministri.
Besimi paralajmëroi se janë planifikuar gjithashtu 50 milionë euro hua të favorshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, krijimin dhe ruajtjen e vendeve të punës, përkrahjen e sipërmarrësisë së femrave për investime të gjelbra.
“Nëpërmjet instrumentit të BERZH-it për financimin e gjelbër do të përkrahen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe individët dhe amvisëritë për investime në burimet e ripërtëritshme dhe efikasitetin energjetik“, shtoi ai.
Ministri sqaroi se për zbatimin e masave anti-krizë në vitin 2023 janë ndarë 189 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 janë ndarë 327 milionë euro, sepse masat do të zbatohen deri në fund të këtij viti dhe në gjysmën e parë të vitit 2024. Njëkohësisht, ai përmendi se bëhet fjalë për pako që është planifikuar dhe paralajmëruar më parë, e cila është projektuar në buxhet dhe se zbatohet gjatë periudhës së dimrit, me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve, por edhe përkrahjes së ekonomisë.
Ai shtoi se përkrahje shtesë për ekonominë dhe për përshpejtimin e rritjes është realizimi i projekteve kapitale për të cilat përveç 733 milionë eurove të parapara me buxhetin për vitin 2024, janë edhe investimet nga sektori privat. Njëkohësisht, theksoi se nuk pritet që procesi zgjedhor të ketë ndikim në realizimin e investimeve, të cilat do të jenë shtytësi kryesor i rritjes.
“Rritja e PBB-së për vitin 2024 është projektuar në 3.4%, inflacioni është 3.6% dhe deficiti 3.4%. ky është edhe një mesazh tjetër që inflacioni tashmë është stabilizuar dhe se do t’i jepet mundësi investimeve, që janë faktor i rëndësishëm që do të nxisin rritjen. Investimet në vitin 2024 do të kenë normë rritjeje prej 8.4%, rritja e konsumit final është projektuar në 2.7%, ndërsa të atij privat 3.1%. Shtytësi kryesor do të jenë investimet dhe 2.6% të rritjes së parashikuar prej 3.4% do të jetë si rezultat i investimeve”, nënvizoi ministri Besimi.
Masat nga pakoja e nëntë e masave anti-krizë parashikojnë përkrahje për pensionistët me pension të ulët deri në 19.000 denarë, në vlerë prej 1.500 deri në 3.000 denarëve në nivel mujor për periudhë prej 5 muajsh. Do të përkrahen edhe nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm që vijnë nga familje me të ardhura më të ulëta, respektivisht deri në dy paga minimale. Përkrahje financiare prej 1200 denarëve në muaj për 6 muaj parashihet për nxënësit e shkollave fillore dhe 1800 denarë në muaj për 6 muaj për nxënësit e shkollave të mesme.
Studentët do të marrin kuponë transporti. Gjithashtu, parashihen masa për përkrahjen e bujqve për pagesën me avans të subvencioneve, masa sistemike që do t’i përkrahin të punësuarit e sektorit publik dhe pensionistët, të cilët sipas ligjit të miratuar do të përfitojnë harmonizim të pensioneve në muajin mars dhe shtator të vitit të ardhshëm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Njeriu i vitit 2023
KLIKO PËR TË VOTUAR
Emira Selimi
Emira Selimi, shqiptarja nga Manastiri, e cila po mbron gjuhën shqipe. Ajo ka ndërmarrë nismën, për ngritjen e një bibloteke në qytetin e Manastirit. Në bashkëpunim me studentë nga Kosova dhe Shqipëria, Emira po mbledh libra shqip për të ngritur këtë bibliotekë.
Deoni i vogël
Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, i cili çdo ditë po vazhdon misionin e tij duke shpëtuar jetën e qindra fëmijëve të sëmurë. Më sipër janë edhe fëmijët, jeta e të cilëve është shpëtuar falë këtij Fondacioni të drejtuar nga Naçi. Ai kujdeset që çdo rast të përcillet tek çdo shqiptar dhe më pas gjithçka të përfundojë me sukses.
Sylvinho
Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare, i cili arriti të riorganizojë klubin dhe futbollistët dhe falë kësaj sot jemi në Euro 2024. Përzgjedhja e futbollistëve si dhe fryma e grupit që ai krijoi janë për t’u vlerësuar. Një pjesë të madhe të meritës për suksesin e Kombëtares i takon atij.
Afrim Bunjaku
Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra tinzërisht nga terroristët serbë, të cilët ishin në përpjekje për të aneskuar veriun e Kosovës. Polici i Kosovës humbi jetën në përplasje me këta terroristë. Ai la pas tre fëmijë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patriot, që jo vetëm po luan një rol të rëndësishëm në zbulimin e historisë së Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, por i angazhuar edhe në kauza të tjera. Këtë vit ai realizoi edhe rindërtimin e një shtëpie, për një familje ne nevojë në Librazhd.
Shaqir Palushi
Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar dhjetra familje në nevojë. Ai ka vendosur që një pjesë të fitimit të tij, t;i përdorë për bamirësi.
Adnan Dibrani
Adnan Dibrani, shqiptar nga Mitrovica dhe politikan në Suedi. Ai u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Adnani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
Altin Goxhaj
Altin Goxhaj, avokati guximtar, i cili këtë vit fitoi betejën në Gjykatë kundër axhendës LGBTQ+, që propozonin se mami dhe babi duhet të zëvëndësoheshin me prindi 1 dhe prindi 2. Gjithashtu, avokati, ishte ndër të vetmit që foli për bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës, në lidhje me kullën pas Operas.
Mira Murati
Mira Murati ka pasur një karrierë mbresëlënëse në vitin 2023, përsa i përket përfshirjes së saj në Inteligjencën Artificiale. Ajo është pjesë e kompanisë Open AI dhe mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT. Për një kohë të shkurtër ajo ishte edhe në krye të kësaj kompanie.
Haram i vitit 2023
KLIKO PËR TË VOTUAR
Dan Hutra
Dan Hutra është autori i vrasjes së tre grave në zonën e Kamzës. Ai vrau dy të afërmet e ish-bashkëshortes së tij dhe motrën e një kundërshtari që kishte pasur në burg. Gjithashtu, ai plagosi edhe tre shtetase të tjera.
Erion Veliaj
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, përveç vjedhjeve të shumta që ai ka bërë, sulmoi mediat që e kundërshtojnë dhe i nxjerrin vjedhjet zbuluar. Ai është zgjedhur nga qytetarët si “Harami i Muajit Mars”, për sulmin që bëri ndaj JOQ ALBANIA, pasi nuk bie dakord me shkrimet kritike dhe denoncuese.
Odeta Dume
Odeta Dume, moderatorja e emisionit “Pa Gjurmë”, e cila për disa klikime më shumë vendosi që lajmin e vdekjes së një 22-vjeçareje, t’ia jepte nënës së saj në transmetim LIVE. Nëna e gjorë ishte në Francë, kur mësoi lajmin tragjik, skenar, që Odeta e kishte “gatuar” për shikueshmëri më të lartë.
Roland Xhaxho
Roland Xhaxho akuzohet si shkaktar i vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin. Kjo ngjarje u shoqërua me protesta edhe nga qytetarët.
Taulant Malaj
Taulant Malaj masakroi me thikë vajzën e tij, një shtetas italian dhe më pas gruan. Fatkeqësisht, vajza 16-vjeçare dhe shtetasi italian vdiqën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij shpëtoi. Pasi kreu vrasjen, Taulant Malaj i filmoi viktimat dhe videon e shpërndau në Whatsapp.
Kiara Biba
Kiara Biba, anëtarja e LGBT-së që kërcënoi me jetë stafin e JOQ ALBANIA. Asaj nuk i pëlqyen aspak artikujt e JOQ ALBANIA dhe zgjodhi që të kërcënonte me jetë të gjithë gazetarët. Lidhur me këtë ngjarje u kërkua edhe reagim nga policia.
Naim Murseli
Naim Murseli, porositësi i vrasjes së Liridonës, gruas së tij. Ai organizoi vrasjen e bashkëshortes për arsye ende të paqarta dhe pagoi një bashkëfshatarin e tij për ta ekzekutuar. Ditën tjetër ai priti miqtë dhe pranonte ngushëllimet për Liridonën që ia kishte marrë vetë jetën.
Emin Cekani
Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
Kompania ONE
Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Pothuajse në gjithë vitin 2023, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kapur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
Milan Radojiçiç
Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, që udhëhoqi sulmin terrorist në veriun e Kosovës. Ai u filmua brenda Manastirit të Banjskës. Radojiçiç është shkaktari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.