“Kosova është Shqipëri”/ Klubi grek: Të neveritur nga pankarta, do i përjashtojmë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2023, 18:09

Parulla e hapur mes tifozëve të AEK në ndeshjen kundër Ajaksit në Ligën e Europës, ku shkruhej “Kosova është Shqipëri” ka shkaktuar shumë polemika. Në fakt, ajo nuk pritej në ndeshjet e klubeve greke, duke marrë në konsideratë qëndrimin e tyre ndaj çështjeve shqiptare.

Sot, klubi i AEK ka dënuar grupimin e tifozëve që shpalosën parullën përkatëse në ndeshjen ndërkombëtare. Me anë të një komunikate për shtyp, klubi bëri të ditur se do të përjashtonte tifozët që e kishin hapur atë parullë dhe kishte nisur hetimet për identifikimin e tyre.

“AEK shpreh neverinë e vet dhe dënon pa mëdyshje shpalosjen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. E cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë, as sigurisht me atë që ajo përfaqëson që nga themelimi i saj. AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës”, thuhet në reagimin e AEK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit