Serbët tronditen nga banderola “Kosova është Shqipëri”: Tradhti dhe thikë pas shpine

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2023, 08:45

Në ndeshjen mes AEK dhe Ajax, tifozët shpalosën një banderolë ku shkruhej "Kosova është Shqipëri”. Banderola e cila u shpalos në ndeshjen e Europa League ishte si kundërpërgjigje për ato që janë shpalosur kohët e fundit kundër Kosovës dhe me shkrimin "Kosova është Serbi".

Por një banderolë e tillë nga tifozët e AEK është konsideruar si tradhti dhe thikë në zemër nga serbët dhe mediat e këtij vendi.

Mediat serbe raportojnë se tifozët në Serbi janë tronditur nga kjo banderolë dhe shkrimi i saj. Në titullin e një prej mediave serbe shkruhet:

“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit