Pas dëmtimit, Broja rikthehet me gol te Chelsea

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2023, 23:48

Armando Broja në rikthimin e tij si titullar te Chelsea ka shënuar një super gol.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar në ndeshjen e Chelsea me Fulham e cila u mbyll me rezultatin 0-2 për “Blutë”.

Kjo është ndeshja e parë që Broja luan si titullar që nga dëmtimi i tij vitin e kaluar. Javën që lamë pas Broja u fut si zëvëndësues në ndeshjen e Chelsea ndërsa mbrëmjen e sotme trajneri Pochetino mendoi ta aktivizonte si titullar.

Goli i fundit i Brojës ka qenë në 22 tetor të vitit 2022, 359 ditë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit