13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.09.2023, 21:14

Të enjten më datë 28 Shtator, në Terme Catez, Slloveni nisi Kampionati Europian i shahut për të rinjtë Rapid & Blitz 2023.

Në këtë kampionat ku u mblodhën rreth 500 lojtarë nga 27 federata evropiane, Shqipëria regjistroi një sukses të madh në shahun shqiptar.

13-vjeçarja shqiptare Kler Çaku u shpall kampione Europe në këtë konkurs të rëndësishëm për të rinjtë.

Shqiptarja ka arritur ta fitojë këtë çmim të madh pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Shahut me anë të një postimi në faqen zyrtare.

SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, ne Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare

Kjo fitore vjen, vetëm pak orë përpara ngjarjes së jashtëzakonshme, për sportin shqiptar. Ndërsa #Shqipëria, mbledh në #Durrës, yjet botërorë të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj, një titull si #kampione.

Kler është gjithashtu, pjesëmarrëse ne Kupën Europiane të Klubeve 2023, me ekipin #Teuta. Një skaudër që premton garë të fortë, në kompeticionin më të madh sportiv europian, të vitit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit