Paraditen e sotme, pranë varrezave publike të qytetit te Fierit është regjistruar një aksident i pazakontë. Siç shihet edhe nga pamjet, një makinë ka përfunduar në varreza pasi shoferi humbi kontrollin e drejtimit të mjetit.
Konkretisht, një automjet tip “ Volkswagen” i drejtuar nga një i moshuar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një qivur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e plota të aksidentit.