Tjetër kullë në Tiranë, te rruga “Sami Frashëri” punimet e lali Lekut lënë pa gjumë banorët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2023, 10:30

Çdo ditë në çdo cep të Tiranës, bashkia me në krye Erion Veliajn jep leje për ndërtime të reja, pallate, komplekse që sa vijnë e shtohen dhe e kthejnë Tiranën në një qetet të betonizuar. Qytetarët denoncojnë çdo ditë këto punime, por Veliaj vijon sypatrembur me planin e tij, për të ‘mbytur’ Tiranën me beton. Së fundmi një qytetar shkruan në JOQ lidhur me një shqetësim të përnatshëm në rrugën “Sami Frashëri”.

Sipas qytetarit, aty punohet pa orar, ditë e natë për ndërtimin e një godine banimi e shërbimi. E miratuar këtë vit me vendim të kryebashkiakut, zhvillues i projektit AL KONSTRUKSION GROUP po lë pa gjumë banorët që jetojnë pranë rrugës në fjalë. Punëtorët e firmës vijojnë me punën e tyre duke shqetësuar qytetarët të cilët pas një ditë të lodhshme u duhet të pushojnë dhe të flenë. Sipas qytetarit trualli ku po ndërtohet godina, i është marrë me forcë një familje.

Qytetari:

Punimet e Lali Erit në mes të natës. Përditë deri në orën 3-4 të mëngjesit. Është tek rruga Sami Frashëri. Vendi ku po ndërtohet, I është marrë me forcë një familje edhe është bërë publik para 2-3 vjetësh. Punimet vazhdojnë në çdo orë të ditës pa pushim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit