Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit në Tashkent të Uzbekistanit, 30 të plagosur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2023, 08:55

Në Uzbekistan, te Qendra Republikane të Urgjencës Mjekësore kanë shkuar për të marrë mjekim 30 persona. Këta të fundit morën plagë pas shpërthimit të fuqishëm në një magazinë afër aeroportit të Tashkentit.

Orif Inamov, zëvendësdrejtor për organizimin e kujdesit emergjent mjekësor tha: “Njerëzit ishin të frikësuar, kishin gërvishtje dhe plagë. Atyre iu dha kujdes mjekësor dhe u dërguan në shtëpi. Nuk ka pasur nevojë për shtrimin në spital."

Zjarri i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm në një magazinë afër aeroportit të Tashkentit solli shumë dëme materiale dhe lëndime në njerëz. Shpërthimi theu dhjetëra xhama të banesave aty pranë dhe disa njerëz po trajtoheshin për lëndime.

Shkaku i shpërthimit dyshohet për rrufe të forta. Ministria tha se një ekip i hetuesve është vendosur në vendngjarje për të hetuar shpërthimin. 16 ekipe zjarrfikëse dhe shpëtimi u dërguan për të luftuar zjarrin në një nga magazinat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit