Dasma kthehet në tragjedi, zjarri iu merr jetën 100 dasmorëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2023, 08:18

Një dasmë në Irak është kthyer në Tragjedi. Konkretisht në Hamdaniya, në provincën Nineveh, ambienti ku po mbahej dasma është përfshirë nga flakët. Për pasojë, 100 njerëz kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë janë plagosur.

Mediat në Irak bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga fishekzjarrët e përdorur për të festuar. Kanali televiziv kurd “Rudaw” transmetoi pamje që tregonin fishekzjarrët që shpërthenin nga dyshemeja e sallës së dasmës, ndërsa kur prekën tavanin, shkaktuan flakë në të gjithë sallën, ndërsa nusja dhe dhëndri po kërcenin.

Çifti nuk dihet nëse është lënduar, teksa ende nuk është bërë identifikimi i plotë i atyre që kanë humbur jetën dhe që mund të kenë shpëtuar. Pas hetimeve, mësohet se panelet e parafabrikuara në ambientin ku mbahej dasma ishin një ndihmë për flakët, pasi shkelnin standardet e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit