Policia britanike i ka zbuluar një të riu shqiptar fermën e kanabisit ku kultivonte drogë. Pasi policia shkoi në banesën e tij, 19-vjeçari shqiptar u përpoq të largohet duke kapërcyer çatinë, teksa mbante veshur shapka në përpjekje për t'i shpëtuar policisë.
I riu shqiptar doli nga dritarja e katit të parë për të shmangur policinë e West Mercia. Kjo e fundit lokalizoi vendin e kanabisit pas informacioneve të marra. Djali u mundua t'i shmangej arrestimit duke u arratisur, por rezultoi e pamunduar, pasi pak minuta më vonë u arrestua.
Në shtëpinë e barit të shqiptarit, oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat arrinin vlerën e rreth 50,000 paundëve. Sipas Daily Mail u sekuestruan edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të arrinin vlerën e 1000 paundëve secila nëse do të shiteshin.