Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Prindërit e Melisës, 3-muajshe kanë nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi vogëlushja ka lindur para kohe dhe tani rrezikon të humbë jetën nga çasti në çast.
Kristjana Gërveshi, mamaja e Melisës thotë se edhe pse Zoti e ka gëzuar me vajzën pas shumë vitesh vuajtje, ajo tani është e intubuar dhe në rrezik.
Sipas saj e vetmja shpresë që Melisa të mbijetojë është që ajo që kurohet jashtë vendit.
Por një kurim i tillë kushton mbi 100 mijë euro dhe prindërit nuk janë në gjendje t’i mundësojnë.
Kushdo që ka mundësi, mund të kontribuojë për Melisën në linkun e mëposhtëm në GoFundMe:
Apeli mamasë:
Jam Kristjana Gerveshi. Para tre muajsh Zoti me gezoi pas shume vitesh vuajte me vajzen time, Melisen. Vajza ka lindur para kohe dhe ka bere nje operacion te rende. Sot eshte e intubuar dhe rrezikon te humbase jeten nga momenti ne moment. E vetja shprese eshte kurimi jashte vendit qe shkon mbi 100 mije euro. Ju lutem JOQ dhe gjithe shqiptareve me ndihmoni te shpetoj vajzen!