Vedat Muriqi shkëlqen në ndeshjen kundër Barcelonës me gol dhe asistim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2023, 00:05

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Son Moix” u zhvillua ndeshja mes Mallorca dhe Barcelonës.

Edhe pse kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2-2, Vedat Muriqi ishte ai që shkëlqeu dhe u vlerësua më shumë.

Sulmuesi i Kosovës kontribuoi në këtë ndeshje me një gol në minutën e 8-të dhe një asistim.

Ai u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” dhe nga faqet e specializuara u vlerësua me notën më të lartë.

Muriqi mori notën 8.6. Ndërsa te Barcelona, vetëm Raphinha u vlerësua me notën 8.5.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit