“Ditë zie” për Erion Veliajn, Armand Duka zgjidhet zv.president i UEFA-s

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.09.2023, 15:35

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka marrë një post të lartë në Shtëpinë Evropiane të Futbollit (UEFA). Duka është zgjedhur zv.president i UEFA-s, ka njoftuar ditën e sotme FSHF-ja.

Vendimi për zgjedhjen e Dukës është marrë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili me votim unanim e zgjodhi atë në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit evropian. Kështu Duka bëhet i pari shqiptar që merr një post kaq të lartë në UEFA.

E teksa ky është një lajm i mirë për Dukën, për kundërshtarin e tij Erion Veliajn, është njësoj si një "ditë zie". Ky i fundit, disa muaj më parë, shante dhe shfrynte ndaj federatës dhe Dukës, por sot nuk dihet se si do reagojë.

Përplasjet nisën, pasi Veliaj donte që të shtinte në dorë edhe federatën e futbollit. Mirëpo, planet nuk i ecën dhe kështu dështoi me sukes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit