Ernest Muçi shkëlqen te polakët e Legias, Silvinjo i shkon në stadium

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2023, 22:56

Mbrëmjen e sotme ekipi polak i Legia Warszawa u përball me Aston Villa në ndeshjen e grupeve të Conference League.

Ishin polakët ata që kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën ndeshjen me fitoren 3-2.

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi ishte ai që la gjurmë në këtë ndeshje pasi shënoi dy super gola. Ai arriti të shënonte dy gola në portën e kampionit të botës Emiliano Martinez, një në minutën e 26-të dhe një në të 51.

Ndërkohë mësohet se në stadiumin e Legias, sot ndodhej edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, i cili ka udhëtuar drejt Varshavës për të ndjekur dhe takuar futbollistin e tij, i cili duhet thënë është një vlerë e shtuar te kuqezinjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit